Telegrafi

Policia e Maqedonisë shpërbën 170 kilogram drogë në Drislla (Foto/Video)

Sot në deponinë rajonale Drislla u shpërbën rreth 170 kilogram lloje të ndryshme të drogave dhe substancave psikotropike që janë konfiskuar nga veprat penale e tregtisë me droga.

Janë shpërbërë rreth 128 kilogram marihuanë, rreth shtatë kilogram heroin, 20 kilogram hashash, gjysmë kilogram kokain, bimë dhe fara të kanabisit, si dhe amfetamina, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në pjesën e zbulimit të tregtisë ilegale me Drogë, ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht ndërmerr masa intensive operative dhe aktivitete. Këtë vit, sipas statistikave shënojmë rritje në numrin e zbulimeve të veprave penale në këtë fushë”, tha Spasovski./Telegrafi/