Ashtu siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme para disa ditëve, sot filloi kontrolli policor për siguri më të madhe në komunikacion.
Policia tashmë ndodhet në rrugë në Shkup dhe nëpër qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.
Nga MPB sqarojnë se aksion i tillë s’është për t’u mbushur buxheti, ashtu siç kishte dolën informacione në opinion, por të ngritet vetëdija për siguri në komunikacion.
Aksioni për siguri në komunikacion, siç njoftojnë nga MPB, do të vazhdojë deri sa të arrihet efekti në komunikacion.
Para disa ditësh, përfaqësues të MPB-së bënë të ditur se po shqyrtohet mundësia që në kamerat e policisë të ketë incizime audio në mënyrë që të shmanget korrupsioni./Telegrafi/