Telegrafi

Policia e Maqedonisë parkon automjetin në vendparkim për personat me aftësi të kufizuara

Automjeti i policisë së Maqedonisë është parkuar në vendparkimin që u është kushtuar shoferëve që janë me aftësi të kufizuara fizike.

Vendi është te seksioni administrativ i MPB-së në qendër, pas objektit të RTVM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zakonisht, këto hapësira që kushtohen enkas për personat me aftësi të kufizuara janë vendet e para të parkingut apo vendet më afër me institucionin përkatës ndërsa sipas fotografisë, policia nuk e ka respektuar shenjën.

Luljeta Ademi në postimin e saj në ‘Facebook’ ka reaguar për këtë duke shkruar “Vendparkim për personat me aftësi të kufizuar fizike! Policia parkon! (PA)ndërgjegjësim!”./Telegrafi/