Telegrafi

Policia e Maqedonisë në aksion: Ndëshkon pjesëmarrësit në gara me motorë

Ministria për Punë të Brendshme informon se Sektori për Çështje të Trafiku pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me Departamentin për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për punë të Brendshme ka zbatuar aksion të kontrollit për zbulimin e shoferëve të motorëve të cilët organizojnë dhe marrin pjesë në “gara të egra” në rajonin e Shkupit.

Nga MPB thonë se aksioni është realizuar gjatë ditës së djeshme.

“Në këtë rast janë marrë katër motoçikleta të cilat do të dërgohen në kontroll të jashtëzakonshëm teknik për shkak të kontrollit të saktësisë teknike dhe frekuentimit të zhurmës”, kumtuan nga MPB-ja./Telegrafi/