Telegrafi

Policia e Maqedonisë mbrëmë ka ndaluar mbi 160 emigrantë që në mënyrë ilegale kanë dashur ta kalojnë kufirin

Policia ka kapur 161 emigrantë, të cilët kanë tentuar në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin nga Greqia.

MPB njoftoi se aksioni ka nisur mbrëmë në orën 20:00 dhe ka zgjatur 12 orë, në koordinim me zyrtarët policorë të vendeve që marrin pjesë në kufirin jugor të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Emigrantët kanë qenë nga Pakistani, India, Bangladeshi, Afganistani, Somalia dhe Eritrea.

Ata janë bartur në Qendrën në Gjevgjeli, ku duhet të presin për ekstradim në Greqi./Telegrafi/