Telegrafi

Policia e Maqedonisë ka paralajmëruar dënime të ashpra nëse nuk i keni këto pajisje

Policia e Maqedonisë ka njoftuar qytetarët nëpërmjet mediumeve se nga 15 nëntori do të fillojë të vlejë ligji për siguri në rrugë gjatë sezonit të dimrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 15 nëntori policia do të fillojë kontrollin në rrugë dhe të gjithë vozitësit do të pyeten a kanë pajisje rrugore për sezonën e dimrit. Me pajisje dimërore nënkuptohet se gomat duhet të jenë të dimrit dhe zinxhirë për siguri në rrugë.

Dënimet për mospasjen e pajisjeve dimërore për veturën tuaj do të jenë: 45 euro në kundërvlerë me denarë dhe do të hiqen 25 pikë nga leja e vozitjes./Telegrafi/