Site icon Telegrafi

Policia e Maqedonisë arreston një shtetas të Bosnjës në “Tabanoc”

Mbrëmë në kalimin kufitar Tabanoc është arrestuar një person për shkak se automjeti të cilin ka drejtuar ka qenë në kërkim të Interpolit të Sarajevës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më 30 nëntor 2018, në ora 18:30, në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Bosnjës, e drejtuar nga A.E. (47) nga Bosnja dhe Hercegovina, u konstatua se automjeti është subjekt i kërkimit nga Interpoli Sarajevës.

A.E. është arrestuar dhe iu është dorëzuar zyrtarëve të SPB Kumanovë për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version