Mason Greenwoodit i është zgjatur lirimi me kusht pas një seance gjyqësore të enjten, ka konfirmuar policia britanike.
Sulmuesi i Manchester United u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje më 30 janar.
20 vjeçarit i është zgjatur lirimi me kusht ndërsa Policia e Mançesterit vazhdon të hetojë akuzat.
“Pas një seance dëgjimore dje (e enjte 23 qershor 2022), një 20-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje të dielën më 30 janar 2022 mbetet në liri me kusht”, thuhet në një deklaratë të policisë.
“Meqenëse rezultati i rishikimeve të lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia e Mançesterit nuk do të ofrojë përditësime të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet pa u përballur me veprime të mëtejshme”.
Reprezentuesi anglez mbetet i pezulluar nga United ndërkohë që hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/