Site icon Telegrafi

Policia e Manastirit zbulon nëntë emigrantë ilegal nga Afganistani

Sektori për Punë të brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal kundër personave me inicialet A.B. (23) dhe Xh.A. (27), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit dhe kundër personit N.B. (38) nga fshati Bllacë e Shkupit për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “Trafik të emigrantëve”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Më 22.06.2016 rreth orës 06:00 në afërsi të fshatit Mexhitlia, zyrtarët policor në automjetin ‘BMW’ me targa të Shkupit dhe ‘Audi A4’ me targa të Tetovës të cilët janë drejtuar nga personat e lartpërmendur, kanë zbuluar nëntë emigrantë ilegal nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sektori për Punë të Brendshme informon se emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e Pranimit për të huaj në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version