Telegrafi

Policia e Las Vegasit publikon fotografinë e gruas që po e kërkon, dhe që kishte bashkëjetuar me njërin nga sulmuesit (Foto)

Policia në Las Vegas ka publikuar fotografinë e gruas, e cila dyshohet se kishte bashkëjetuar me njërin nga sulmuesit që la të vrarë 20 persona dhe mbi 100 tjerë të plagosur.

Marilou Danley është duke u kërkuar nga autoritetet e sigurisë, pasi dyshohet se së bashku me sulmuesin është arratisur. Sipas informacioneve të para, ajo thuhet se ishte në dhomë së bashku me sulmuesin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rritet numri i viktimave në sulmin e Las Vegasit: 20 të vdekur, mbi 100 të plagosur (Foto/Video)

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se po i kërkon dy vetura që janë përdorur për të kryer sulmin.

Nga të shtënat në hotelin Mandaly Bay, ku edhe po mbahej një festival i muzikës country, kanë humbur jetën 20 persona dhe mbi tjerë janë plagosur. Ndërsa raportohet se në mesin e të vrarëve është edhe njëri nga sulmuesit. /Telegrafi/