Site icon Telegrafi

Policia e Las Vegasit publikon fotografinë dhe identitetin e sulmuesit, që la të vdekur mbi 50 persona dhe plagosi 200 tjerë (Foto/Video)

Është publikuar fotografia e parë e të dyshuarit për sulmin në Las Vegas që la të vrarë mbi 50 persona dhe 200 tjerë të plagosur.

Stephen Paddock është personi që shtiu mbi turmën, që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër festivalin e muzikës country, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i këtij sulmi, mbi 30 mijë persona që ishin mbledhur para hotelit Mandalay Bay filluan të vrapojnë për ta shpëtuar kokën nga plumbat që u fluturonin para syve.

Lexo po ashtu Sulm në Las Vegas: Konfirmohen 50 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur (Foto/Video)

Lidhur me këtë sulm të përgjakshëm, është arrestuar edhe një femër që dyshohet se kishte bashkëjetuar me sulmuesin në Las Vegas.

Ende nuk dihet saktë se sa persona kanë marrë pjesë në këtë sulm, por njëri nga ata është qëlluar për vdekje nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version