Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në tetë qese plastmasi në gjendje të tharë, e ngarkuar në automjetin tip “Man”, kamion, me targa 0378 AJ, me drejtues shtetasin kosovar, Leonard Kelmendi, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë të Kukësit bashkë me shtetasin Ramë Nikci, nga Kosova.
Të dy këta shtetas akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se marihuana vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Kosovën. /Telegrafi/