Policia e Kosovës, të enjten e ka suspenduar nënkolonelin, Granit Fetahu.
Ndaj tij, Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës.
Tash për tash nuk dihen më shumë detaje.Lajmin për suspendimin e Fetahut, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, më 27 shtator 2018 ka pranuar rekomandimin për suspendim të zyrtarit policor dhe i njëjti është suspenduar përkohësisht, sipas rekomandimit të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.