Policia Rajonale e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar kanë realizuar një varg aktivitetesh, ndërkaq në mesin e tyre edhe realizimin e urdhëresave të gjykatës.
“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës së kaluar prej datës 05 – 11/08/2024 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ “, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/