Policia e Kosovës e ka ndalur hyrjen në Kosovë në klubit serb, Crvena Zvezda.
Crvena Zvezda ka udhëtuar drejt Kosovës për të tentuar zhvillimin e ndeshjen në Mitrovicë nga ora 14:00 ndaj klubit ilegal serb, Trepça.
Megjithatë, Policia e Kosovës, apo njësiti i tyre ROSU ka ndalur hyrjen e tyre në Kosovë, nga pika Jarinjë.
Mediat serbe raportojnë se tani më autobusi me futbollistët dhe drejtuesit e klubit nga Beogradi janë kthyer mbrapa.
Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohet në Mitrovicë në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Serbisë. /Telegrafi/