Telegrafi

Policia e Kosovës mënjanon transmetuesit ilegalë të Serbisë

Sipas RTS-së, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë marrë transmetuesit dhe po çmontojnë pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve të Serbisë.
Siç citon B92 dëshmitarët, policia speciale ka prerë kabllot dhe ka çmontuar pajimet.

Policia e Kosovës ka paaftësuar transmetuesit e Telekomit, Telenores dhe të VIP-it, të instaluara në disa lokacione në Kosovë, njoftojnë mediat e Beogradit. Aktualisht asnjëra nga këto nuk kanë sinjale në këtë territor.

Janë marrë transmetuesit në Badovc afër Graçanicës, në Gushtericë afër Lipjanit dhe Babin Most afër Obiliqit.

Aksioni është zhvilluar sot në orën pesë të mëngjesit dhe nuk njoftohet për ndonjë incident gjatë kryerjes së tij.