Site icon Telegrafi

Policia e Korçës: Foshnja nuk ka lindur në spital

Sipas policisë, ekspertët mjeko-ligjorë nuk mund të përcaktojnë faktin nëse foshnja ka vdekur në kazan apo është hedhur e vdekur. Ndërkohë, kampionë të foshnjës janë dërguar për një analizë më të detajuar në Tiranë, në mënyrë që të kryhet një ekspertizë më e plotë.

Foshnja e vdekur u gjet të dielën në një kazan plehrash, pranë spitalit rajonal të Korçës, së bashku me placentën e mbështjellë në plasmas./Telegrafi/
 

Exit mobile version