Site icon Telegrafi

Policia e konfirmon sulmin ndaj gjyqtarit Berisha pas ndeshjes, dy persona të arrestuar

Ndeshja Gjilani – Llapi ishte mbyllur me rezultat 3-0, por pas përfundimit tre persona e ka sulmuar gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

Rasti është konfirmuar për Telegrafin edhe nga Policia e Kosovës, ku thuhet se dy persona janë arrestuar.

“Sot me të përfunduar ndeshja e futbollit në mes të Gjilanit dhe Llapit, disa shikues dyshohet ta kenë sulmuar njërin nga referat që ka referuar ndeshjen”.

Meriton Berisha i pari nga e djathta

“Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar që besohet të jen të involvuar në incident. Viktima (Referi) është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan”.

Lexo po ashtu Sulmohet gjyqtari pas ndeshjes Gjilani – Llapi

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Të dyshimtit janë duke u intervistuar. Policia e Kodovës është duke e hetuar rastin”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Gjilani aktualisht është lider në Superligë me 24 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version