Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar aksidentin e rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren.
Ai ka sqaruar për Telegrafin se aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve ka marrë jetën e një personi.
“Njësitet relevante që kanë qenë në vendin e ngjarjes, po kryejnë hetimet e mëtejme për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, ka shtuar Hoxha. /Telegrafi/