Site icon Telegrafi

Policia e kërkon gjithandej, autori i masakrës në Vlorë paraqitet në Facebook (Foto/Video)

Vrasësi gjakftohtë siç duket nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, teksa komenton në rrjetet sociale duke sfiduar haptazi policinë e cila e kërkon në kodrat e Selenicës.

Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkojnë vrasësin e Selenicës në kodrat e fshatit, ai komenton në Facebook në profilin e tij Ritvan Vani Zykaj.

Lexo po ashtu Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)

Ai iu është përgjigjur komenteve në faqen e tij të profilit.

Vrasësi gjakftohtë nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, ndaj të cilëve zbrazi armën kallashnikov.

Komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të.

Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: “Çmë keni çarë k***”.

Policia dyshon se Zykaj ka hyrë online në rrjetet sociale përmes një IP kompjuteri.

Ai ka fikur telefonin disa orë më parë. Sinjali i fundit i telefonit të autorit është kapur pranë kodrave të fshatit Selenicë. /Shqiptarja/

Exit mobile version