Policia e Karolinës së Veriut është tronditur kur ka hasur në një hardhucë të llojit iguana 1.5 metra e gjatë, krijesa e dytë e tillë e gjetur në vend gjatë këtij viti.
Oficerët njoftuan se kanë pranuar një raportim për një hardhucë të madhe dhe kur arritën në vendngjarje gjetën një iguana 1.5 metra të gjatë.
Siç raportohet, iguanat janë vendase në Amerikën Qendrore, Jugore dhe disa ishuj të Karaibeve, përcjell Telegrafi.
“Moti mund të jetë i ngrohtë, por ne nuk jemi në Florida. Kjo iguana duket të ketë ngatërruar vend”, tha policia në rrjete sociale.
Sipas Lt. Jason Boreno të Animal Control, hardhuca e gjetur ka të ngjarë të jetë kafshë shtëpiake që është arratisur nga ndonjë automjet.
“Ne nuk besojmë se ka thjesht iguana që vrapojnë rreth e rrotull”, tha Boreno. /Telegrafi/