Site icon Telegrafi

Policia e Gjirokastrës: Masat për zgjedhjet

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës njoftoi të enjten, në vijim të masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, se qendra e numërimit të votave në Gjirokastër është caktuar Pallati i Sportit, në Tepelenë, Pallati i Kulturës, ndërsa në Përmet, Pallati i Sportit i qytetit.

Zëdhënësi i Policisë,Gentian Mullai, informoi se për të garantuar mbarëvajtien e procesit të numërimit të votave, duke filluar prej orës 08.00 të datës 7 maj deri në përfundim të procesit të numërimit të votave dhe të gjithë procesit zgjedhor nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve të qytetarëve përreth ambienteve të qendrave të numërimit.

Policia e Gjirokastrës i bën thirrje qytetarëve që gjatë mitingjeve përmbyllëse të subjekteve politike, por edhe gjatë ditës së votimit dhe më pas të numërimit të votave të tregojnë maturi dhe përgjegjshmëri dhe të shmangin incidentet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version