Site icon Telegrafi

Policia e gjen të rrahur keq e të shtrirë në rrugë një vajzë në Podujevë (Video)

Mbrëmë pas mesnate, një vajzë me lëndime trupore është gjetur e shtrirë në rrugën Podujevë-Merdarë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

“Mbrëmë në ora 01:10 pas mesnate, është raportuar për gjetjen e një vajze të shtrirë në rrugë, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. Trafiku rajonal ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka marr rastin. Aty kanë dal edhe emergjenca dhe njësia policore, tani rasti është nën hetime”, ka thënë Bislimi.

Sipas një videoje të siguruar nga Indeksonline, shihet ekipi mjekësor duke i ofruar ndihmë viktimës. Aty shihet se vajza ka disa lëndime trupore, që nuk dihet se nga çka i janë shkaktuar.

Exit mobile version