Policia e Floridës është më e pasur për një veturë fantastike ndërsa ajo është Chevrolet C7 Corvette Z06.
Bëhet fjalë për një veturë që i është sekuestruar një krimineli, pra një shitësi të drogës.
C7 Corvette Z06 është maskuar me “veshje policie”, i është dhënë drita policore dhe do të përdoret në shërbim të qytetarëve si dhe për qëllime promovuese.
The Escambia County Sheriff's Office in Florida has added a Corvette to its fleet.
MORE: https://t.co/SpJUo2WwmG
(Video: ECSO) pic.twitter.com/xdYg7LWGEC— FOX26 News (@KMPHFOX26) June 26, 2022
Pasi vetura u konfiskua, paratë për modifikimet u siguruan nga Fondacioni i Sherifit të Qarkut Escambia, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje për oficerët e policisë, inkurajon angazhimin e komunitetit dhe promovon sigurinë publike.
Vetura fuqizohet nga një motor V8 6.2 litra me një kompresor që zhvillon 650 kuaj/fuqi dhe 880 Nm çift rrotullues, dhe në këtë rast është çiftuar me një transmision manual me shtatë shpejtësi.
Ndryshe, policia amerikane shpeshherë veturat e sekuestruara i merr në shfrytëzim për nevojat e veta. /Telegrafi/