Telegrafi

Policia e Floridës kapin pitonin 4 metra, pengonte lëvizjen e lirë të veturave në autostradë (Foto/Video)

Policia e Floridës është dashur të intervenojnë që ta largojnë një piton gjigant prej 4 metrave, që kishte dalë në autostradë dhe po pengonte kalimin e lirë të veturave.

Polici Joseph Cabrera i është përgjigjur një telefonate gjatë të mërkurës, pasi një gjarpër i madh është parë në autostradën US-27, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ai arriti ta lokalizojë gjarprin dhe ta kap për koke duke u “orvatur” me të për disa minuta. Por për ta kthyer në vendin nga ku ishte ardhur, është dashur të intervenojnë ekipet e specializuara në kapjen e gjarpinjve.

Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon të mençur, për të dokumentuar se policia nganjëherë ballafaqohen edhe me situata të tilla.

“Gjarpërinjtë dhe pitonët nuk janë të pazakontë në rrugët e Floridës, pasi njihet si një zonë “çerdhe” e tyre”.

“Nëse shihni ndonjë gjarpër ju lutemi që mos i afroheni. Por nëse jeni në rrezik prej tij, atëherë telefononi policisë”, thuhet në komunikatën e policisë. /Telegrafi/