Site icon Telegrafi

Policia e Etiopisë shpërndan protestuesit, nga kaosi vriten e lëndohen dhjetëra persona

Qeveria e Etiopisë ka deklaruar sot se në trazira janë vrarë më shumë njerëz, ndërsa partitë e opozitës pretendojnë se ka më shumë se 50 të vdekur në ikje nga rrëmuja që ndodhi pas ndërhyrjes së Policisë në demonstrata.

“Si rezultat i kaosit, kanë humbur jetën dhe më shumë njerëz kanë marrë lëndime e janë dërguar në spital”, thuhet në deklaratën e zyrës së Qeverisë për marrëdhënie me media.

Pa dhënë numrin e të vrarëve, në deklaratë thuhet se “përgjegjësit për këtë kaos do të përballen me ligjin”, transmeton Reuters.

Exit mobile version