Telegrafi

Policia e Egjiptit tregon “të fortit e saj”, pa këmisha – pamje që janë bërë virale

Policia në Egjipt ka shfaqur një forcë të saj përmes një parade, ku pjesëtarët e saj janë parë pa këmisha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreshta burrash me muskuj shihen në furgone, makina dhe tanke ndërsa flamuj të shumtë egjiptianë vazhdojnë të valëviten – të shoqëruar me muzikë dramatike.

Ata thuhet se janë rekrutë të rinj për policinë egjiptiane që po merrnin pjesë në një ceremoni diplomimi të enjten jashtë Kajros.

Ngjarja, e cila u transmetua në TV egjiptian, ka bërë bujë në mediat sociale.

Një zë në transmetimin televiziv thuhet se tha se ‘burrat e fortë që tregojnë trupat e tyre të fortë’, së bashku me automjetet e blinduara kishin për qëllim të përfaqësonin fuqinë e forcave të sigurimit të Egjiptit.

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi ishte midis të ftuarve të pranishëm në paradë. /Telegrafi/