Policia në Southington, Connecticut, po heton një incident të çuditshëm vjedhjeje që përfshin njerëz të shumtë, i cili ndodhi në një dyqan ushqimor dhe rezultoi në një humbje të raportuar të mallrave me vlerë 1600 dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti, i cili u kap nga kamerat dhe përfshin katër persona, ndodhi pak pas orës 6:30 të mëngjesit të së martës në dyqanin Market 32 në Oxford Road.
“U raportua se disa individë sapo kishin kryer një vjedhje në dyqan dhe u larguan nga zona përpara mbërritjes së personelit të policisë”, kanë thënë zyrtarët e zbatimit të ligjit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, përputhen me një përshkrim të incidentit nga policia, e cila vëren se “individët më pas u larguan nga dyqani pa paguar për artikujt, i ngarkuan në dy automjete në pritje të parkuara dhe u larguan nga zona”.
Në një përpjekje për të gjetur përgjegjësit, zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se “po punojnë me personelin e mbrojtjes së aseteve për të marrë pamje shtesë të kamerave të vëzhgimit në një përpjekje për të identifikuar personat e përfshirë”. /Telegrafi/
CAUGHT ON CAMERA: Multiple people seen walking out of an #Oxford grocery store yesterday morning with shopping carts full of items they didn’t pay for… Details from police -> https://t.co/tfNcZLgwZC pic.twitter.com/CKlsdfMCNY
— WFSB Channel 3 (@WFSBnews) November 10, 2021