Site icon Telegrafi

Policia e cilëson të qetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Gjakovë

Gjatë ditës së sotme në Republikën e Kosovës po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ku të drejtë vote në nivel vendi kanë 1 milion e 970 mijë e 944 votues kanë të drejtë vote , ku nga këta votues 125 mijë votues janë votues të rinj.

Sa i përket gjendjes së sigurisë dhe incidenteve eventuale në Komunën e Gjakovës, Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili në përgjigjjen e tij ka thënë se deri më tani gjendja e sigurisë është e qetë.

“Në aspektin e sigurisë, deri në këto momente nuk ka të raportuar ndonjë incident.”, thuhet në përgjigjjen e zëdhënësit Sheremet Elezaj, dhënë Telegrafit.

Theksojmë që Policia e Kosovës ka bërë një plan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili përmban 4 faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia thekson tutje se tanimë dy fazat e para veçse janë realizuar, përderisa tani jemi në zbatimin e fazës së tretë e që është faza kyçe (dita Z), për të vazhduar sipas planit me fazën e fundit, deri në përfundim të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version