Site icon Telegrafi

Policia e BH-së parandalon trafikimin e gjashtë personave nga Kosova

Pjesëtarët e policisë kufitare Izaçiq, në Bosnjë e Hercegovinë (BH), të mërkurën kanë parandaluar trafikimin e gjashtë personave nga Kosova të cilët ishin zbuluar në një veturë të markës Citroen, e cila ka qenë në afërsi të rripit kufitar në rajoni e Bihaqit.

Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i BH-së, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim i qenieve njerëzore”.

Në bashkëpunim me stacionin policor të Bihaçit, njofton Ministria e Brendshme e BH-së, nga liria është privuar edhe shtetasi A.U. (1985), transmeton Anadolu Agency.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së BH-së, automjetet dhe materialet tjera të gjetura janë konfiskuar përkohësisht.

MPB nuk jep detaje për shtetasit kosovarë.

Exit mobile version