Kundërshtarët e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë mbledhur në qytetin e Berlinit.
Protesta erdhi ndërsa infeksionet po rriten në të gjithë Evropën gjersa publiku nuk po pajtohet me masat e marra nga qeveria gjermane.
“Për fat të keq, nuk kemi asnjë mundësi tjetër”, njoftoi policia e Berlinit, duke shtuar se njerëzit nuk kishin arritur t’i zbatonin kushtet e sigurisë të marshimit, raporton reuters, transmeton Telegrafi.
Protestuesit po shpërndaheshin paqësisht, megjithëse kishte disa trazira të vogla, të tilla, si zjarrvënie në kontejnerë të mbeturinave dhe bllokim i disa rrugëve.
Die Teilnehmenden der Demo, die von Unter d. Linden über Friedrichstr., Alex, Leipziger Pl. zum Brandenburger Tor laufen will, wurden mehrfach vergeblich aufgefordert, die Abstände einzuhalten. Daher wird nun von unserem Einsatzleiter das Tragen des MNS zur Auflage gemacht.#b2908
— Polizei Berlin Einsatz (@PolizeiBerlin_E) August 29, 2020
Theksojmë se 3000 policë ishin vendosur në tërë kryeqytetin gjerman për të mbarëvajtjen e protestës, ku thuhet se kanë marrë pjesë mbi 18 mijë persona.
Ndryshe, një protestë e ngjashme, me pjesëmarrjen e kundërshtarëve të vaksinimit dhe teoricientëve të konspiracionit, u zhvillua disa javë më parë, por më vonë u shpërbë nga policia sepse, sipas autoriteteve, pjesëmarrësit qëllimisht injoruan masat mbrojtëse, të tilla, si mbajtja e maskave të fytyrës dhe mbajtja e distancës. /Telegrafi/