Telegrafi

Policia e Berlinit kryen një sërë bastisjesh, gjithçka ndodhi për shkak të vjedhjes së “monedhës” 100 kilogramëshe të floririt nga muzeu

Policia gjermane ka kryer sot një sërë bastisjesh në dhjetëra apartamente dhe argjendari, për shkak të dyshimeve se mund të kenë lidhje me tentimin që të shesin “monedhën” gjigante të floririt nga Kanadaja që peshon hiq më pak se 100 kilogramë, që ishte vjedhur në vitin 2017 nga një muze në kryeqytetin gjerman.

“Monedha” vlera e të cilës kap shumën e 3.8 milionë eurove, ishte vjedhur nga muzeu Bode në Berlin gjatë vitit 2017 dhe prej asaj kohe ende nuk është gjetur, transmeton Telegrafi.

Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit në tetë lokale të ndryshme, që janë kryesisht prona të dyshuarve të moshës 14 deri në 51 vjet që janë të nacionaliteteve të ndryshme.

Policia gjermane ka bërë të ditur se kanë gjetur një copës “ari” që planifikohej të shkrihej dhe të shitej në tregun e zi. E këto hetime kanë quar edhe në sekuestrimin e pajisjeve të sofistikuara, me të cilat kryhen vjedhje dhe që kapin vlerën pesëshifrore. /Telegrafi/