Site icon Telegrafi

Policia dhe fqinjët tregojnë detajet për vdekjen 4-vjeçares në banesën që u përfshi nga zjarri

Vajza 4-vjeçare dyshohet se ka vdekur si pasojë e ngufatjes nga tymi, në banesën e saj në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, të cilën e kaploi zjarri sot në orët e mëngjesit.

Këto janë informatat e para që Policia ka marr nga QKU-ja, pasi që vajza ka vdekur.

Mësohet se vajza e vogël ishte fëmijë i një shtetaseje nga Shqipëria e cila po jetonte në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orën 06:00 ku bashkë me zjarrfikësit dhe shërbimet shëndetësore kanë dale në vendin e ngjarjes.

“Nga aty kanë marre një fëmijë të cilën e kanë dërguar për në QKUK. Në ora 07:43 kemi marrë informatën se fëmija 4 vjeç, që ishte dërguar më herët për tretman mjekësorë si pasojë e tymit nga zjarri ka ndërruar jete. Nga informacionet e para dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e ngulfatjes nga tymi për shkak të zjarrit. Policia po punon për hetimin e shkaqeve që kane sjelle deri te kjo ngjarje”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Disa fqinje që jetojnë në ndërtesën ku ka ndodhur zjarri kanë rrëfyer për KosovaPress se si ka ndodhur ngjarja.

Lexo po ashtu Digjet një banesë në Ulpianë, vdes vajza 4-vjeçare

“Kena dëgju zanin e një gruaje që ose ka thirr për ndihmë ose e ka thirr emrin e vajzës së saj. Ajo e ka pasur fëmijën në duar ndërsa fëmija ka qenë gjallë”, tregon një banore e cila nuk dëshiron të identifikohet.

E një studente, e cila banon afër banesës ku ka rënë zjarri tha se në fillim gruaja që e kishte në duar fëmijën nuk fliste shqip, ndërsa më vonë në gjuhën shqipe ka thënë se në banesën që po digjej nuk ishte më askush.

Mësohet se gruaja që i ka vdekur fëmija është shtetase nga Shqipëria e cila po jetonte në banesën në lagjen Ulpiana. Policia është duke e hetuar rastin. /Telegrafi

Exit mobile version