Site icon Telegrafi

Policia dhe Dogana aksion në Mitrovicë, dyshime për kontrabandë me mallra

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajonin e Mitrovicës në lokacione të ndryshme, lidhur me kontrabandën me mallra.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës janë duke realizuar një operacion në rajonin e Mitrovicës, në lokacione të ndryshme, lidhur me dyshimet për kontrabandë me mallra”, tha Kelani.

Ai shtoi se për detaje dhe informata shtesë do të bëhet e ditur pas përfundimit të operacionit./Telegrafi/

Exit mobile version