Telegrafi

Policia detyron hajnin të hajë 40 banane për ta “kthyer” zinxhirin e vjedhur që e kishte përpirë

Një burrë i arrestuar, kategorikisht mohonte faktin se kishte vjedhur një zinxhir ari nga qafa e një gruaje, e cila po shëtiste rrugëve të Mumbait në Indi, edhe pse fotografitë e rëntgenit tregonin qartë se po gënjen, transmeton Telegrafi.

Pas shpëlarjes së barkut nuk ishte dhënë ndonjë rezultat, kështu mjekët propozuan një ndërhyrje kirurgjikale, gjë që policia e kishte refuzuar me arsyetimin se ky operacion do të kishte kosto të lartë.

“Është detyruar të hajë mbi 40 banane brenda një ditë”, ka deklaruar për AFP, zëdhënësi i policisë në Mumbai, Shankar Danavade.

Ai ka shtuar duke thënë se, hajni 28-vjeç i cili gjatë javës së kaluar është sjellë në sallën e gjyqit, është detyruar të pastroj dhe të dezinfektojë zinxhirin e artë./Telegrafi/