Site icon Telegrafi

Policia me detaje për furgonin me emigrantë që u përmbys në Veles, janë arrestuar dy persona

Dy 18-vjeçarë nga Shtipi janë arrestuar pasi po transportonin 23 emigrantë nga Siria, mes të cilëve 10 të mitur. Emigrantët u zbuluan në Veles pasi një kamion Ford doli nga rruga dhe ra në një kanal.

“Dje rreth orës 20:05 në autostradën A1, drejtuesi i mjetit A.I. nga fshati Karaorman i Vjetër nuk është ndalur në shenjën e zyrtarëve policorë, pas çka ka hyrë në Veles dhe ka dalë nga rruga në rrugën “8 Shtatori” dhe ka rënë në një kanal. Me këtë, një i mitur është lënduar i cili është dërguar në spitalin e Velesit. Gjatë arrestimit, A.I. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo po ashtu Policia po ndiqte një furgon me emigrantë që u përmbys në një kanal në Veles

Me urdhër të prokurorit, një ekip nga SPB Veles ka kryer kontroll dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzime përkatëse.

Exit mobile version