Një profesor i një shkolle të mesme “Anton Qeta” në fshatin Runik të Skenderajt dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij.
Të enjten vajzat 18 dhe 16-vjeçari me kujdestarin e tyre dolën për të pirë kafe në një lokal të Istogut, njofton Klan Kosova.
Por, ndonëse kjo nuk ishte hera e parë që ata pinin kafe, kujdestari këtë herë dëshiroi që të ketë kontakte fizike me to.
Rrugës kur po ktheheshin nga Istogu, Policia e ndaloi veturën.
Të dy vajzat u morën në pyetje nga Policia dhe treguan se ato me dëshirë kishin vendosur të shkojnë për të pirë kafe, mirëpo që nuk e kanë ditur se ai do tentonte t’i ngacmonte seksualisht. /Klan Kosova/
https://youtu.be/kKNqWgOGNmk