Telegrafi

Policia çliroi me kujdes një ari të bllokuar brenda një makine në Nevada

Banorët e Nevadës veriore gjetën një ari të bllokuar në ulësen e pasme të automjetit të tyre gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video e postuar në internet tregon momentin kur oficerët e patrullës e liruan ariun nga ulësja e pasme e një sedani crossover.

Misioni i shpëtimit dukej se përfshinte lidhjen e një litari në dorezën e derës së pasme të makinës dhe më pas tërheqjen nga një distancë e sigurt.

Sipas autoriteteve, pranvera është një “kohë aktive” për arinjtë në këtë rajon, pjesë e të cilit është edhe Qarku Washoe.

Zyra e sherifit dha gjithashtu këshilla për të shmangur joshjen e arinjve, gjë që kryesisht konsiston në të qenit i ndërgjegjshëm për vendosjen e mbeturinave të ushqimit jashtë – dhe, natyrisht, “shmangia e lënies së ushqimit në makina”. /Telegrafi/