Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një rrugë të Londrës në orët e hershme të mëngjesit të së martës ku disa zyrtarë policorë të armatosur kishin shtënë mbi një person 13 herë duke e bërë atë të luftojë për jetën e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i qëlluar është një i ri 21 vjeçar dhe policia ka nisur një hetim për të.
Ai ka mbetur në spital në gjendje kritike.
Policia lokale pasi mori një njoftim për vjedhjen e një veture nga persona të armatosur në rrugën Mandeville, Clapton, menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes.
Gjithsej ishin 13 të shtëna dhe u gjet një armë në vendin e ngjarjes, citohet të ketë thënë një polic.
“Një armë zjarri u dëgjua dhe një njeri u plagos. Ai është marrë nga Shërbimi i Ambulancës në një spital në lindje të Londrës. Nuk ka persona të tjerë të lënduar”, thuhet në një komunikatë të policisë
Jonathan Green, drejtor rajonal i Zyrës së pavarur për sjelljen e policisë tha se do të realizojnë një hetim të pavarur për të gjetur rrethanat që kanë çuar në përdorimin e armëve dhe veprimeve tjera që pasuan menjëherë nga zyrtarët policorë. /Telegrafi/