Një Lamborghini me vlerë prej rreth 320 mijë eurosh është sekuestruar nga policia, pasi ata dyshuan se vetura nuk ishte e siguruar.
Vetura sportive u sekuestrua gjatë së shtunës në Milton Keynes.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, oficerët nga policia e Thames Valley shkruan: “Ne e vumë re këtë Lamborghini Aventador të bukur duke u ngasur në Milton Keynes pa targë të përparme”, transmeton Telegrafi.
Ata më pas zbuluan se shoferi nuk mund t’i siguronte ata se kishte paguar sigurimin e veturës.
Vetura u sekuestrua, ndërsa shoferi u dënua.
Policia i postoi fotografitë e veturës, duke përfshirë edhe ato ku vetura shihej duke u vendosur në kamion dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/