Policia ka nisur një hetim pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte nënën e Phil Fodenit duke u grushtuar nga një burrë gjatë një meçi të boksit.
Ylli i Manchester City ishte me familjen e tij në AO Arena në Mançester për të parë Kell Brook duke u përballur me Amir Khan kur ndodhi incidenti shokues.
Videoja tregon disa persona që besohet se e kanë bullizuar mesfushorin e ri të Man City përpara se një grua, që besohet të jetë nëna e Fodenit, Claire, të dalë nga një dhomë për t’u përballur me grupin e personave.
Situata përshkallëzohet shpejt dhe arrin kulmin me njërin prej burrave që godet me grusht nënën e Foden.
Policia tha në një deklaratë për Reuters se nuk ka marrë një raportim pas incidentit, por po bën hetimet e veta.
Në deklaratë thuhej: “GMP-ja janë në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale që tregon një trazirë në arenën AO mbrëmë (19 shkurt 2022). Ne po kryejmë disa hetime të mëtejshme për rrethanat e incidentit”.
Manchester City lëshoi një deklaratë të veçantë më herët të dielën, duke i bërë me dije anëtarit të tyre se do ta mbështesin në çdo hap. /Telegrafi/
Phil Foden completed more jabs than Amir Khan tonight, class.👏 pic.twitter.com/OCX0R8WhzT
— 𝗧𝗲𝗻 𝗛𝗮𝗴’𝘀 𝗥𝗲𝗱𝘀 ✍🏼🇳🇱 (@TenHagBall_) February 20, 2022