Kurt Zouma e ka futur vetën në probleme serioze, pas shkelmimit të maces në shtëpinë e tij.
Macja kishte rrëzuar një vazo dhe mbrojtësi francez që luan te West Hami e kishte kapur atë duke e goditur disa herë.
E gjithë skena ishte xhiruar nga vëllai i tij dhe West Hami ka reaguar menjëherë, duke u distancuar nga veprimet e Zouma, gjersa edhe ky i fundit është penduar për veprimin e tij dhe ka kërkuar falje.
Por, policia britanike dhe Adidas tashmë kanë filluar hetimet ndaj ish-anëtarit të Chelseat dhe do ta shikojnë fillimisht gjendjen e maces.
Nëse kafsha shtëpiake ka pësuar ndonjë lëndim apo ka trauma të tjera, atëherë policia mund ta gjobisë francezin, ndërsa Adidas që shkëpusë marrëveshjen me të.
Zouma shihej qartë në pamje duke e shkelmuar macen për një vazo, ndërsa në sfond vëllai i tij po qeshte. /Telegrafi/