Site icon Telegrafi

Policia braziliane kap automatikë dhe revole të arit

Në bodrumin e ndërtesës Zapopan janë zbuluar edhe katër armë automatike, 700 karikatorë, 200 gramë marihuanë, stoli ari dhe dokumente me emrin e Oscar Orlando Nave Valencia.

Pas kontrollit të detajuar, policia organizoi edhe një konferencë për gazetarë, në të cilën janë ekspozuar armët e kapura. Në konferencën për gazetarë ishte dërguar edhe vetë Valencia së bashku me anëtarët e tjerë të grupit famëkeq “Cartel de Los Valencia”. /Telegrafi/

Exit mobile version