Numër i madh i forcave të Policisë të Kosovës tashmë kanë bllokuar shumicën e rrugëve në kryeqytet, rrugë këto të cilat dërgojnë deri tek vendi ku pritet të mbahet protesta e paralajmëruar për sot.
Në rrugën tek “Kino ABC” janë parë numër i madh i forcave të njësisë speciale, dhe autoblinda, raporton Telegrafi.
Protesta pritet të nis në orën 11:00, ndërkaq policia tashmë është duke vazhduar me planin e saj operativ që gjithçka të shkoj sipas rendit dhe ligjit./Telegrafi/