Site icon Telegrafi

Policia bën thirrje të largohen personat me maska

Policia në Tiranë ka ftuar organizatorët e protestës së sotme që të largojë njerëzit me maska.

Në tubim, vihen re protestues me maska në mesin e njerëzve, ashtu siç ka pasur edhe në protestat e kaluara.

Ndërkohë, protestuesit po hedhin kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë.

Lexo po ashtu Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Sot pritet të betohen tre deputetët e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në Kuvend. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version