Telegrafi

Policia bastis Parlamentin e Francës

Policia Financiare kanë bastisur parlamentin francez duke kontrolluar zyrën e kandidatit për president Franois Fillon gjatë ditës së sotme.

Një burim brenda parlamentit ka treguar se ky kërkim ishte në lidhje me të ardhurat e gruas së tij që janë bërë publike gjatë zgjedhjeve.

Fillon ka qenë favorit për të fituar garën për president për partinë konservative Republikanët deri para një jave kur një gazetë raportoi se gruaja e tij Penelope ka nxjerrë pagesa me qindra mijëra euro pa bërë ndonjë punë.

Fillon ka deklaruar se ajo ka punuar për ato pagesa, por një hetim zyrtar është hapur të dielën.

Një sondazh ka treguar se kandidati rival i pavarur Emmanuel Macron e ka mbërritur Fillonin, shkruan rtv21.tv.

Policia kanë bastisur zyrën e kandidatit presidencial, për të gjetur ndonjë dokument që e implikon atë në këtë skandal, për pagesat e rrejshme drejt gruas së tij.

Le Canard Enchaine ka raportuar se gruaja e kandidatit Penelope Fillon që më parë ka pretenduar se nuk është përzier në punët politike të burrit të saj, ka përfituar 500.000 euro nga fondet shtetërore si një asistente parlamentare.

Gazeta raportoi se nuk është gjetur ndonjë fakt që ajo ka bërë ndonjë punë, po ashtu thuhet se ajo është paguar 100.000 euro shtesë për çdo punë jashtë itinerarit. Këto pagesa janë bërë brenda viteve 1998 dhe 2013.