Gjurmë të eksplozivit TATP, që lehtë mund të prodhohet dhe që ka fuqi të madhe shpërthyese, është gjetur nga policia brenda një shtëpie në të cilën terroristët e sulmit në Spanjë, kishin prodhuar lëndë të ndryshme shpërthyese, shkruan AFP.
Ky lloj eksplozivi i njohur ndryshe si “Mother of Sotone”, po përdoret në masë të madhe nga militantët e organizatës terroriste ISIS, në sulme të ndryshme nëpër Evropë dhe Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.
Hetuesit kanë gjetur copëza të këtij eksplozivi në një apartament në Alkanar, rreth 200 kilometra larg Barcelonës, e cila ishte shndërruar në “fabrikë të bombave”.
Ndërsa policia ishte futur në këtë apartament pasi dyshonte se po kryhen aktivitete ilegale.
Eksplozivi TATP ishte zbuluar në shekullin e 19-të nga një kimist gjerman. /Telegrafi/