Site icon Telegrafi

Policia Bashkiake “pushton” zyrat e FRD, apeli i fortë i Metës: Do të përfundoni si policët e Mubarakut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e selisë së FRD-së, pak pasi policia bashkiake urdhëroi lirimin e zyrave.

Sipas Metës, vendimi i paligjshëm ka prapavijë politike.

“E konsideroj si një përpjekje për grusht shtet. Ti sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shtresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari për të mbajtur përgjegjësi nesër, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare.

Presidenti Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë të heqë dorë nga veprime të tilla. Ndërsa, apeloi te Policia e Shtetit dhe Bashkiake të respektojnë ligjin pasi do të përfundojnë si policët e Mubarakut”. /Ora News/

Exit mobile version