Telegrafi

Policia bashkiake i kundërpërgjigjet policisë së Tiranës

Policia bashkiake tha në një letër drejtuar kreut të policisë së Tiranës, Saimir Muça, se nuk është në të drejtën e kësaj policie për të vendosur heqjen e armëve të zjarrit dhe se- nëse janë evidentuar punonjës të policisë bashkiake të Tiranës, që kanë marrë pjesë në demonstratën e 21 janarit, duke pasur armë- të kryhet procedimi dhe hetimi në organin e Prokurorisë.

Policia bashkiake tha se secili prej punonjësve të saj ka qenë në krye të detyrës, në përputhje me detyrimet që i parashikon ligji dhe se është e parashikuar në ligj që policët bashkiakë të pajisen me armë, sipas nenit 14 të ligjit 8224. /Telegrafi/