Site icon Telegrafi

Policia bashkiake e tiranës rrah tregtarët tek “Medreseja” (Video)

Policia Bashkiake duket se ka dalë në aksion ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga tregtarët në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Videot, që janë bërë në afërsi të tregut të “Medresesë”, tregojnë pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.

Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.

Në video duket që njëri prej policëve mundohet të neutralizojë tregtarin duke e kapur atë nga krahët, ndërsa një tjetër polic e godet. Në videon tjetër duken tregtarët të cilët i drejtohen me çfarë kanë në dorë njërit prej policëve.

Për më shumë shikoni videot e mëposhtme.

Exit mobile version